Lajme

IPK rekomandon suspendimin e Komandantit të Policisë në Lipjan

Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se pas kryerjes së hetimit paraprak mbi veprimet e ndërmarra policore në rastet që policia ka trajtuar të dyshuarin S.H për “Dhunë në familjë”, ka arritur te dyshimi për elemente të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Me që rast, IPK bazuar në autorizimet ligjore rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Lipjan(Komandanti i Stacionit në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues).

“Hetuesit e IPK-së, si rezultat i ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, kanë arritur deri tek dyshimi i arsyeshëm, se lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës nga ana e zyrtarëve te Stacionit Policor Lipjan, ka elemente të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar “.

Nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë  të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues) .

Andaj, duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore nga IPK është rekomanduar suspendimi i këtyre zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Tutje, bëhet e ditur se veprimet e tjera hetimore do të ndërmerren nga  hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.

/Shqip.com