Lajme

Rasti i Deçanit: Drejtori i AKI-së raporton në komisionin parlamentar

Selia e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë

Petrit Ajeti, drejtor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë do të raportojë sot para komisionit parlamentar që mbikëqyrë këtë institucion.

Ai do të raportojë për rastin e fundit në Deçan, ku mbi 1.500 persona dyshohet të jenë infektuar nga uji.

Raportimi fillon në ora 09:00, ku Ajeti do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

Në Komunën e Deçanit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, teksa Qeveria të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë ka ndarë 150 mijë euro. /Shqip.com