Lajme

Rasti Dehari, Sylë Hoxha ka ngritur padi ndaj Tomë Gashit

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, ka bërë të ditur se ka ngritur padi ndaj avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi. Siç tha ai, këtë e ka bërë për shkak të disa shpifjeve që Gashi ka bërë ndaj Hoxhës.

”Për do shpifje që ka bërë Tomë Gashi ndaj meje, edhe unë kam dorëzuar padi për shpifje në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Për mendimin tim është një njeri shumë i papërgjegjshëm në këtë drejtim.

Kam ngritur padi për shpifje pasi në një emision ka deklaru: Se Sylë Hoxha rreth orës 2 prej një takimi me policë të Shqipërisë në Prevallë, ka thënë është vrarë, Astrit Dehari. Qysh kam thënë, ku kam pasë me e ditë unë. Unë jam një qytetar i rëndomtë, por ndonjë pengamer, asi largpamësi s’kam qenë asnjëherë”, ka deklaruar Hoxha.

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, në kohën e rastit të vdekjes së Astrit Deharit, ka thënë se askush nga prokurorët e shtetit, nuk punon me tendencë.

Hoxha, ka deklaruar se hetimin për rastin e Astrit Deharit, e kanë bërë në mënyrën më profesionale, derisa kur është kërkuar që rasti të kalojë në Prokurorinë Speciale.

”Nuk kam punuar e as nuk punon kush prej prokurorëve të shtetit me tendencë”, ka theksuar Hoxha në Klan Kosova.

/Shqip.com