Lajme

Rasti Dehari: Shkarkohet kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë
Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë ka marrë vendim që të shkarkojë nga pozita e kryeinspektorit Ylber Topallin.

“Pas një sërë gjetjesh faktike që dëshmojnë shkelje të rënda procedurale në rastin e ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Komisioni Disiplinor ka ardhur në verdiktin final për shkarkimin e tij, duke marrë parasysh një sërë shkeljesh ligjore, disa prej të cilave tashmë dihet se: Ylber Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurisë nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjell në Ministrinë Drejtësisë, duke tejkaluar edhe kompetencat që bartë detyra e tij, veprime të cilat kanë kontribuar negativisht drejt hetimit të drejtë të vrasjes së Astrit Deharit” thuhet në njoftim

Po ashtu është bërë e ditur se i njëjti ka hartuar dy raporte kontradiktore lidhur me rastin:

“Në njërin raport, disa ditë pas vrasjes së Astrit Dehari, kryeinspektori Topalli e ka quajtur rastin e Astritit vetëvrasje. Disa ditë më vonë, të njëjtin raport ai e mohon që është i tij edhe pse e ka vendosur nënshkrimin e tij në këtë raport”, thuhet më tutje në vendimin e MD-së.

Vendimin e Ministrisë e gjeni këtu.

/Shqip.com