Lajme

Rasti “Brezovica”, publikohen pamjet e bastisjes në Shtërpcë

“Kallxo.com” ka transmetuar pamje nga bastisjet që ishin realizuar në fund të dhjetorit 2021 në çështjen e njohur si ‘Brezovica”.

Është transmetuar edhe momenti kur Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës dhe Prokuroria e Ferizajt zbulojnë në shtëpinë e ish-kryetarit Branislav Nikoliq disa duqe me para.

Hetuesit shihen në pamje duke numëruar monedha me nga 500 euro të cilat zbulohen në zona të ndryshme të shtëpisë.

Një grumbull parash zbulohen edhe në kuzhinën e banesës së ish-kryetarit.

/Shqip.com