Gazeta sllovene për skandalin 100 milionësh: Kurti u financua me para të dyshimta të GEN-it

Media sllovene Prava ka publikuar të dhëna të fundit për transaksionet të dyshimta dhe aty zbulohet se bohet fjalë për qindra miliona euro nga GENI në kompani të ndryshme.
Në shkrim përmendet edhe Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, mbi të cilin hidhen dyshime se është financuar nga paratë e filialit të GEN-It në Tiranë, ku janë transferuar 14 milionë euro. Tutje, Prava shkruan se dyshohet që paratë e GEN-It në Tiranë janë përdorur për të financuar fushatën e Kurtit.
Në hulumtimit e titulluar “Si e paguan Martin Berishajn nga kompania sllovene GEN-I! Ku përfunduan gati 100 milionë euro”, theksohet se ambasadori i Kosovës ka përfituar qindra mijëra euro në mënyrë të dyshimtë.
Nga këto 100 milionë euro, për të cilat raporton Prava, 60 milionë janë transferuar në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa miliona të tjera në filialin e GEN-It në Beograd e Tiranë.
“PJESA 2 GEN-I TIRANE: Si në 2021 në GEN-I u siguruan që 14 milionë të zhdukeshin në rrugë ligjore dhe ligjore për të mbuluar vrimën financiare të GEN-I Tiranë!!! Ka shumë dyshime dhe dyshime se gjoja me këto para janë financuar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti edhe aktivisti slloven Nika Kovaç”, shkruan Prava.
Megjithatë, nuk jepen detaje se për çka është përmendur emri i kësaj aktivisteje dhe ndërlidhja me kryeministrin Kurti.
Mediumi “Prava” ka bërë edhe një ndërlidhje mes transaksioneve të GEN-I dhe fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm në rrafsh supozimi dhe pa ndonjë informacion konkrete, raporton Prava.
/Shqip.com