Lajme

Rasti 2.1 milionë euro,vëllai akuzon vëllanë

Seanca në Gjykatën Themelore, Prishtinë

Gjatë ditës së sotme, është mbajtur seanca e gjykimit ndaj Labinot Grudës dhe Krenar Shalës për rastin 2.1 milionë euro.

Në këtë seancë, është dëgjuar edhe vëllai i të akuzuarit Shala, Bedri Shala, i cili tha se i akuzuari Shala ia ka pasur borxh 26 mijë euro.

Këtë deklarim, Shala e bëri në gjykimin ku Labinot Gruda dhe Kadri Shala akuzohen për vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove nga Thesari i Shteti.

Më tutje Shala the se vëllai i tij (Kadri Shala), 20 mijë euro të borxhit ia ktheu në formë të parave në llogari, si dhe një makinë në vlerë 6 mijë euro, e cila i është konfiskuar.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 12 tetor 2021, ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve Labinot Gruda dhe Kadri Shala.

Në aktakuzë thuhet se Gruda, akuzohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes” dhe “Shpëlarje e parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e shpëlarjes së parasë dhe financimin e terrorizmit, në bashkëkryerje me të pandehurin Shala, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndërkaq, thuhet se Shala, akuzohet për veprat penale “Shpëlarje e parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes se Parasë dhe Financimin e Terrorizmit, në bashkëveprim me të pandehurin Gruda, dhe “Ndihma”, në ndërlidhje me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

/Shqip.com