Lajme

Rastet e dhunës në familje nuk kanë të ndalur

Dhunë në familje / Foto ilustruese
Dhunë në familje / Foto ilustruese

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Tri raste janë raportuar në Prishtinë, një në Fushë-Kosovë dhe një në Prizren.

Një prej të arrestuarve është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa katër janë dërguar në mbajtje.

Raporti i policisë:

Prishtinë 24.07.2023 – 11:00. Viktima femër  kosovare ka raportuar se i dyshuari  mashkull kosovar ka kryer veprën dhune ne familje ndaj saj. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti në procedurë hetimore.

Prishtinë 21.07.2023 – Më 24.07.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë  21.07.2023 – 15:00. Me datën 24.07.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e kishte ofenduar me fjalë të ndyta dhe kishte ngacmuar seksualisht  viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 24.07.2023 – 19:46. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima është dërguar për kontrollë mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 23.07.2023 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili  pas një  zënke verbale që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Shqip.com