Rashiq: Serbët e Kosovës nuk janë të gatshëm për Asociacionin
Publikuar:
(17.11.2023 18:44:52)

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka theksuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë një nga sfidat më të mëdha për serbët e Kosovës.
Ministri Rashiq për RTK2, ka shprehur frikën e tij se serbët e Kosovës nuk janë të gatshëm për asociacionin.
Ai ka theksuar se nuk ka zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme për çështjen e komunitetit, nëse serbët e Kosovës nuk marrin pjesë në proces, dhe se duhet të marrin përgjegjësi për realitetin e ri.
/Shqip.com