Lajme

Rashiq për zgjedhjet në veri: Serbët po përdoren nga një regjim autokrat

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka folur për zgjedhjet e 23 prillit që u mbajtën këtë të diel në komunat veriore të vendit.

Ai, në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se tani është arritur vetëm një zgjidhje e përkohshme.

Rashiq ka thënë se ata që po mundohen ta prishin atë që është arritur deri tash në rrugën e pajtimit do t’i bëjnë keq vetë serbëve të Kosovës.

Sipas tij, serbët po përdoren nga një regjim autokrat.

“Kjo çka ndodhi në fundjavë, sipas meje, është një zgjidhje e përkohshme sepse normale është që në secilindo sistem nuk preferohet që dy, tre apo katër për qind që të votojnë në një proces demokratik. E dini edhe ju vetë se nuk ka ndodhur vetëm kështu, por është një planifikim apo vazhdimësi të keqpërdorimit të serbëve në Kosovë nga ana e një regjimi autokrat, i cili i përdor serbët si një mjet për arritjen e qëllimeve”, tha Rashiq.

/Shqip.com