Sport Shqiptar

Rashica tregon ku dëshiron të luajë në të ardhmen

Milot Rashica po zhvillon një sezon të kënaqshëm në elitën e futbollit turk, me fanellën e kryesuesve të Galatarasrayt, ndërkohë që ka zgjuar interesin e anglezëve të Burnleyt, që sezonin e ardhshëm do të garojnë në Premier League. 

Megjithatë, Rashica është shumë i kënaqur te Galatasaray dhe ka dërguar një mesazh për Norwich dhe menaxherin e tij. Kujtojmë që kartoni i sulmuesit është në pronësi të skuadrës angleze. 

“Jam shumë i lumtur këtu. Jemi të fokusuar në kampionat dhe dua të kontribuoj për ekipin tim në nivelin më të lartë”.

“Prioriteti im është të qëndroj në Galatasaray. Nuk dua të vlerësoj ofertat e tjera për momentin dhe do doja një marrëveshje me Galatasarayn”, ka thënë Rashica për median turke “Fanatik”.

Drejtuesit e klubit nga Stambolli po tentojnë të sjellin Rashicës në klub pa pritur përfundimin e sezonit. Mësohet se shifra e llogaritur e transferimit është rreth pesë milionë euro.

/Shqip.com