Sport Shqiptar

Rashica refuzon skuadrën e madhe evropiane

Vetëm gjashtë muaj në huazim te kampionët turq të Galatasarayt, duket se kanë mjaftuar, që anësori i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica të bjerë në “dashuri” me “gjigantët” e Stambollit.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat turke, për anësorin, tashmë 27-vjeçar kanë bërë një ofertë, rivalët e përbetuar të Galatas, Fenerbahce, mirëpo sipas mediave, Rashica mësohet të ketë thënë se, në Turqi luan vetëm te Galatasaray.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar ku ishte dhe i huazuar te turqit, Rashica arriti të shpallej kampion me skuadrën e Galatasaray, si dhe të shënonte 6 gola e të asistojë shokët e tij në 8 raste, në 30 paraqitjet e regjistruara.

/Shqip.com