Sport Shqiptar

Rashica në planet e gjigantit tjetër turk

Pas një sezoni të mirë në Turqi, Milot Rashica po kërkohet nga disa skuadra, ndër to edhe Trabzonspor.

Komentatori sportiv Nevzat Dindar, nga ana tjetër, bëri një deklaratë bombë.

Sipas pretendimeve të tij, Trabzonspor është i interesuar për futbollistin kosovar, i cili ka luajtur në formë huazimi te Galatasaray dhe të cilit i ka skaduar kontrata e huazimit.

Anësori i djathtë, 26-vjeçar, përfundoi sezonin si kampion në Galatasaray, duke shënuar 4 gola dhe 7 asistime në 26 ndeshje këtë sezon. Rashica ka kontratë me Norwich City deri në vitin 2025.

Galatasaray po ashtu ka shprehur interesim për ta vazhduar bashkëpunimin me lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës.

/Shqip.com