Sport Shqiptar

Rashica edhe katër vjet në Galatasaray

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica prite ta vazhdojë karrierën tek gjiganti turk, Galatasaray.

Rashica në sezonin e fundit luajti tek ekipi i njohur në formë huazimi nga Norëich City.

Kosovari me skuadrën turke fitoi titullin e kampionit në Turqi, duke shfaqur performancë mjaftë të mirë.

Mediet turke shkruajnë se Rashica do të vazhdojë të luajë për Galatasarayn edhe për një periudhë katër vjeçare.

Gjiganti turk raportohet se do t’i paguajë 7 milionë euro Norëich City, derisa Rashica do të përfitojë 1.5 milionë euro për sezon.

/Shqip.com