Sport Shqiptar

Rashica e regjistron asistimin e parë në Premierligë

Milot Rashica

Milot Rashica ka filluar të lë shenja në ishull.

Sulmuesi nga Kosova, ka asistuar në ndeshjen, që Noërich City po e zhvillon ndaj Leeds United, në kuadër të gjiros së 12-të në Premierligë, shkruan Shqip.com.

Numri shtatë i Dardanëve, asistoi në minutën e 58-të, ndërsa topin në rrjetë e dërgoi Andrew Omobamidele.

Asistimi i Milot Rashicës

Me këtë gol, shifrat u barazuan në 1-1, por  pas vetëm  dy minutave lojë, mysafirët shënuan përsëri dhe janë duke triumfuar 1-2, deri  po zhvillohen minutat  e fundit të  ndeshjes.

Nëse gjërat  qëndrojnë kështu deri në fund, Norwichi mbetet në pozitën e funidit në Premierligë, me vetëm dy pikë, nga dhjetë gjiro të zhvilluara.

Rashica, ishte  transferuar te Nowrichi në afatin kalimtar të verës, për një shumë rreth 11 milionë euro./Shqip.com