Sport Shqiptar

Rashica e gjen rrugën për te goli i parë me Norwich Cityn

Rashica gjen golin e parë me Norwich Cityn

Vonoi, por erdhi.

Milot Rashica e ka gjetur rrugën për te goli i parë me Norwich City.

Sulmuesi shqiptar e ka tundur rrjetën në ndeshjen që kjo skuadër e zhvilloi në udhëtim te Charlotn Athletic, në kuadër të “FA Cup”.

Kur po zhvillohej minuta e 80-të, Rashica u asistua nga krahu i majtë prej Pukkit dhe shënoi.

Ky ishte edhe goli i vetëm i shënuar në këtë ndeshje dhe Norwichi kualifikohet tutje në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1480204728315392003?s=20
Goli i shënuar nga Milot Rashica

Rashica, ishte  transferuar te Norwichi në afatin kalimtar të verës, për një shumë rreth 11 milionë euro.

Përkundër ksaj fitore, Norwich City po kalon momente tejet të vështirë na Premierliga.

Aty, gjendet në fundin e tabelës, pasi është mposhtur 13-të herë, ka regjistruar tri barazime, kurse ka arkëtuar vetëm dy fitore.

Në disa ndeshjet tjera që u zhvilluan sot në “FA Cup” u regjistruan këto rezultate:

Liverpool 4-1 Shrewsbury

Tottenham 3-1 Morecambe

West Ham 2-0 Leeds

Wolves 3-0 Sheffield Utd /Shqip.com