Sport Ndërkombëtar

Rashford “tradhton” Unitedin, i ka disa fjalë për Cityn

Marcus Rashford ka uruar rivalin e qytetit, Manchester City, për fitimin e Premier League, FA Cup dhe Champions League. Nuk ndodh shpesh që rivalët e përbetuar të urojnë njëri-tjetrin, por në këtë rast sulmuesi i “Djajve të Kuq” nuk ka dashur t’ia dijë për reagimin e tifozëve të skuadrës që përfaqëson.

“Nuk është e këndshme, por futbolli është i tillë. Skuadra më e mirë, e cila vazhdimisht luan futbollin më të mirë, do të fitojë shumicën e trofeve. Ata fituan tre, aq më mirë për ta. Duhet të ecim përpara”, ka reaguar sulmuesi i Manchester United, duke folur për “Sky Sports”.

Marcus Rashford

“Na takon ne t’i kapim. Unë do t’i përgëzoj. Është futboll. Nuk është asgjë e re. Shikoni rivalitetin e disa viteve më parë mes Barcelonës dhe Realit të Madridit… Ata ishin vazhdimisht më të mirët dhe fituan trofe”, përfundoi Rashford.

Duhet theksuar se “Djajtë e Kuq”  fituan Kupën e Ligës angleze në sezonin 2022/2023, por dështuan në finalen FA Cup pikërisht përballë Cityt.

/Shqip.com