Sport Ndërkombëtar

Rashford ka “rilindur” nën urdhërat e Erik ten Hag

Marcus Rashford

Sezonin e kaluar e kaloi nën hije.

I shënoi vetëm katër gola dhe asistoi dy herë.

Por, histori tjetër po del të jetë – kampionati i ri në Premierligë – për Marcus Rashford, i cili ka “rilindur” nën urdhërat e Erik Ten Hag.

Sulmuesi anglez ka shënuar tre gola – në vetëm gjashtë ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Teksa, ka asistuar dy herë.

Së bashku me Jadon Sanchon – i cili e ka tundur rrjetën dy herë – po i shkaktojnë probleme kundërshtareve me shpejtësinë e tyre.

Rashford – po duket në formë të lartë nën urdhërat e Erik ten Hag, teksa – derbi ndaj Liverpoolit ishte dëshmia më e mirë – se çfarë kalibri është ai.

Ani pse është vetëm 24 vjeçar – Marcus është pjesë e skuadrës së parë të United – që nga sezoni 2015-2016.

Në total, ai ka zhvilluar 211 ndeshje në elitën e futbollit anglez, teksa ka shënuar 62 gola.

Numri 10-të i “Djajve të Kuq” ka kontratë valide me Manchesterin – deri në vititn 2023, teksa në “Transfermarkt” vlerësohet 60 milionë euro./Shqip.com