Sport Ndërkombëtar

Rashani e hap llogarinë në Ligue 1

Reprezentuesi i kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani e ka hapur llogarinë në Ligue 1 për këtë stinor.

Ai shënoi në fitoren 3:1 të Clermont përball AC Ajaccio.

Clermont e zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të, me golin e Kyei për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë 1:0.

Elbasani hyri në fushë pikërisht në minutën e 63, duke zëvendësuar golashënuesin.

Ajaccio barazoi rezultatin në minutën e 70 me Avinel.

Por, në minutat e fundit doli Rashani i cili shënoi për 2:1 dhe Dossou e vulosi fitoren pak minuta më vonë.

Për sulmuesin kosovar ky ishte goli i parë në shtatë paraqitje këtë stinor për skuadrën e tij.

Clermont tani gjendet në vendin e nëntë me 13 pikë, kurse Ajaccio është në vendin e fundit me vetëm katër./Shqip.com