Rashani: Burkina Faso është një ekip shumë i fortë

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e dytë stërvitore në prag të miqësores me Burkina Fason.
Mesfushori i “Dardanëve”, Elbasan Rashani, ka thënë se skuadra afrikane është një ekip shumë i fortë.
“Po duket që krejt lojtarët janë në formë të mirë. Presim dy ndeshje të vështira por presim lojë të mira. Këto dy ndeshje janë të rëndësishme për atë që na pret verës në Ligën e Kombeve. Burkina Faso është shumë e fortë. Kanë arritur në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës dhe kanë lojtarë mjaft të mirë dhe normalisht se duhet pasur kujdes. Në këtë nivel nuk ka ndeshje të lehta. Jemi njoftuar tani me trajnerin e ri dhe duket se ka filozofi të mirë për ekipin tonë“.

Dardanët të mërkurën e zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:00, që zhvillohet të enjten.
Derisa pesë ditë më vonë Kosova përballet me Zvicrën, në udhëtim./Shqip.com