Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën nesër takohet me Konjufcën
Publikuar:
(02.03.2022 18:40:22)
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër (e enjte) kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të takohet me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, znj. Viola von Cramon”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Kujtojmë se ditë më parë Cramon ka kritikuar ashpër qëndrimin e Serbisë karshi neutralitetit ndaj Rusisë.
Serbia është i vetmi vend në BE që nuk i ka vendosur sanskione Serbisë. Ndërsa presidenti serb, Aleksander Vuçiq iu ka përgjigjur duke quajtur “Flutur”.