Sport Ndërkombëtar

Raportohet se Mbappe ka rezervuar strehim në Madrid

Kylian Mbappe

Asnjëherë një lojtar nuk ka pasur kaq shumë fuqi në tregun e transferimeve sa në rastin e Kylian Mbape.

Numri 7 i PSG-së e ka kontratën në prag skadence në verën e 2024-ës, me opsion rinovimi për një vit, por rinovimi, mund të aktivizohet vetëm prej tij, duke marrë një bonus shumë të madh, në rast se vendos të vazhdojë karrierën në Paris.

Real Madridi është prej kohësh në monitorim të sulmuesit francez dhe është i gatshëm t’i ofrojë yllit transalpin, golashënuesit më të mirë të Botërorit të kaluar, një kontratë faranike.

Një lajm i rëndësishëm që lidhet me të ardhmen e Mbappes vjen nga Spanja, ku mediumi “El Chiringuito”.

“Mbape ka rezervuar strehim në Madrid, por asgjë nuk është zyrtare”, ka njoftuar mediumi spanjoll.

PSG po bën të pamundurën që ta bllokojë kalimin e yllit të saj drejt Madridit apo në ndonjë klubi tjetër.

Mes dy palëve do të ketë një takim këtë javë, ndoshta edhe mund të pritet të kuptohet vendimi final për të ardhmen e Mbappes.

/Shqip.com