Raportohet se Donaldi është aksidentuar me motor, Romeo shihet afër ambulancës
Publikuar:
(21.05.2022 15:59:17)

Donald Veshaj siç duket është aksidentuar të premten në një aksident në rrugën Tiranë-Elbasan.
Sipas mediave në Shqipëri i aksidentuari me motor është Donaldi.
E këtë e kanë konfirmuar edhe qytetarët për JOQ Albania të cilët ishin të pranishëm në vendngjarje ku kanë treguar se i aksidentuari me motor ka qenë aktori Donald Veshaj, ndërsa Romeo e ka shoqëruar për në spital me ambulancë.

Mirëpo ende nuk ka ndonjë reagim të vëllezërve Veshaj lidhur me këto raportime.
Ndërsa këta të fundit kanë pasur emisionin mbrëmë, ku e ftuar ishte Semi Jaupaj./SHQIP.com
