Lajme Botë

Raportohet rasti i parë i lisë së majmunit në Kinë, vendi në alarm

Në shtetin e Kinës është raportuar për rastin e parë të lisë së majmunit.

Shefi epidemiolog në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha të shtunën se kufizimet e vendit ndaj Covid-19 dhe kontrollet e rrepta kufitare kishin parandaluar deri më tani përhapjen e lisë së majmunëve , raporton Top Chanel.

Autoritetet kinezë nuk kanë thanë nëse personi i infektuar ishte shtetas i huaj apo kinez.

“Është e nevojshme dhe e rëndësishme të forcohet monitorimi dhe parandalimi i lisë së majmunëve”, shkroi epidemiologu  në postimin e tij, duke theksuar rrezikun e përhapjes së sëmundjes përmes udhëtimeve ndërkombëtare dhe kontaktit të ngushtë. Qëndroni larg të huajve”, është shprehur ai.

Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Klasifikimi është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH dhe pason një rritje të rasteve në mbarë botën./Shqip.com