Lajme

Raportohet për kanosje në Gjakovë, policia konfiskon armë dhe marihuanë

Njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, me datën 16.03.2023, ju kanë përgjigjur një rasti kanosje të raportuar në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë.

Zyrtarë Policorë në kuadër të këtij stacioni, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy të dyshuar, meshkuj kosovarë të moshës madhore, njofton sot policia.

“Tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta të cilat dyshohet se janë përdorur në rast. Po ashtu tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, kanë thënë nga policia.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit njëri nga të dyshuarit është ndalur në mbajtje për 48 orë.

/Shqip.com