Lajme

Raportimi i Rektorit të UP-së në Komisionin për Mbikëqyrjen Financiare shtyhet për javën e ardhshme

Sot gjatë ditës në Komisionin për Mbikëqyrje Financiare ishte dashur të raportojë Rektori i UP-së, Naser Sahiti dhe ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, Besfort Krasniqi.

Por Krasnqi ka munguar në mbledhjen e këtij komisioni, ndërsa Sahiti ka qenë i pranishëm.

Mirëpo vetë Sahiti ka kërkuar që ky raportim të shtyhet për javën e ardhshme për shkak të mungesës së Krasniqit.

Në mbledhjen e ardhshme pritet të raportojë edhe Drejtori i Financave./Shqip.com