Lajme

Raportimi i qytetarëve, policia identifikon shtatë migrantë që hynë ilegalisht në Kosovë

Mirgantët

Shtatë migratë shtetas të huaj janë kapur nga Policia e Kosovës duke hyrë ilegalishtë në Kosovë.

Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se këtë rast e kishin lajmëruar qytetarët.

“Policia e Kosovës, konkretisht patrulla nga stacioni policor Alfa në Prizren, pas pranimit të informacioneve relevante në bashkëpunim me qytetarë, sot me datë 26.06.2022 rreth orës 09:40, ka ndaluar një automjet të dyshuar me tabela shqiptare dhe gjatë kontrollimit në brendësi të automjetit janë gjetur shtatë (07) persona migrantë ilegal, shtetas të huaj”, thuhet në njoftim.

Një person i dyshuar, shtetas kosovar është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe policia kufitare në Vërmicë.

Lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet e nevojshme policore, është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe është marrë rekomandimi që rasti të adresohet në kompetencë të Njësitit të Migrimit për trajtim të mëtejmë të rastit sipas ligjeve në fuqi./Shqip.com

Fotografi nga Policia e Kosovës