Raporti për sundimin e ligjit përplasë pozitë-opozitë

Kosova ka shënuar progres në përmisimin e sundimit të ligjit. Kosova është radhitur si shteti i dytë në botë për përmirësim në fushën e sundimit të ligjit për vitin 2022.
Në Indeksin vjetor të Sundimit të Ligjit “World Justice Project” të publikuar të mërkurën, Kosova radhitet pas Hondurasit sa i përket përmirësimeve në këtë aspekt.
Mirëpo ky raport ka përplasur Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me deputeten e PDK-së, Blerta Haxhiu.
“Pajtohemi se kemi shumë punë të bërë. Ky raport nuk është mirë vetëm për Qeverinë e Republikës së Kosovës por për të gjithë Kosovë. Duhet të bëjmë më shumë reforma në drejtësi” ka thënë Haxhiu
Gjithashtu Haxhiu është shprehur se nëse e gjeni se në raport për Kosovën se mund të përmendet ndonjë ndërhyrje politike ajo do të jap dorëheqje.
“Ju sugjeroj ta bëni një analizë se cili raport ka qenë më i drejtë e cili jo. Sa i përket raportit për vendin, nuk përmendën ndërhyrjet politike në sektorin e drejtësisë. Nëse e gjeni, unë jam e gatshme të jap dorëheqje. Aty përmenden interferimet, por jo politike, sikurse në të kaluarën. Është hera e parë që nuk përmendën ndërhyrjet politike. Nuk ka kryeministër, nuk ka ministra e deputetë që e thërret në telefon prokurorin e gjyqtarin se qysh me zgjedh një lëndë ose qysh me mbyll syrin në një lëndë”, tha ajo.
Mirëpo Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu nuk është pajtuar më këtë.
“Në vitin 2020, Kosova ishte në vendin e 54-të nga 128 vende, në vitin 2021 Kosova ishte në vendin e 60, kurse tash në vendin e 57. S’mund të paraqitet si sukses. Kosova ka shumë rrugë për të bërë në sundimin e ligjit. Regresin mos ta paraqesim si progres”, tha ajo në Kuvendin e Kosovës”.
Haxhiu ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të bashkëpunojnë për reforma në mënyrë që sistemi i drejtësisë në Kosovë të përmisohet.
/Shqip.com