Lajme

Raporti i mbikëqyrës i projektit Dollc-Gjakovë nxjerr në pah arsyet se në Kosovë rrugët prishen shpejt

Rruga Dollc - Gjakovë

Një raport i komisionit mbikëqyrës për rrugën Dollc- Gjakovë, tregon më së miri se pse rrugët e vendit tonë nuk kanë jetëgjatësi.

Nganjëherë jetëgjatësia del të jetë më e shkurtë edhe sesa vetë periudha e ndërtimit.

Me 2 gusht të vitit 2019, anëtarët e Komisionit mbikëqyrës kishin zhvilluar inspektim të projektit, nën praninë e menaxherit Myrtaj.

Si rezultat, komisioni del me shtatë konstatime, një ndër më të rëndësishmet, shtrimi i rrugës pa piketim të trasesë.