Lajme

Raporti i KE-së pati vlerësim pozitiv për Doganën e Kosovës

Dogana e Kosovës.

Raporti i Progresit të Këshillit Evropian për Kosovës pasqyron përparen për Doganën e Kosovës.

Në një postim në faqen e tyre zyrtare, Dogana e Kosovës ka thënë se prej sfidave të kaluara, ky raport nuk ka shënuar ndonjë sfidë të re.

“Përtej sfidave të identifikuara ndër vite, raporti i fundit i Komisionit Evropian nuk ka identifikuar ndonjë sfidë të re. Përkundrazi, raporti ka gjetur progres të theksuar në fusha shumë të rëndësishme. Përveç përfundimit se vështruar nga këndvështrimi i integrimeve në fushën e doganave, Kosova është mesatarisht e përgatitur, raporti ka gjetur se është bërë progres përgjatë periudhës raportuese, duke përmirësuar në vazhdimësi shkëmbimin sistematik elektronik të të dhënave të akcizës me doganat tjera”, thuhet në postimin e DK-së.

Sipas Doganës, në këtë raport është vënë në dukje aktivitetet e shumta në luftimin e veprimeve joligjore ndaj ekonomisë.

Krahas kësaj, përmendet edhe nënshkrimi i marrëveshjes për programin “Doganat” i cili mbështet bashkëpunimin me Bashkimin Evropian.

“Raporti ka theksuar si gjetje pozitive edhe nënshkrimin e marrëveshjes për programin ‘Doganat’, i cili mbështet bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve doganore në BE, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes për kontrollin e përbashkët në transportin në hekurudha me Doganën e Maqedonisë së Veriut. Edhe në fushën e lehtësirave raporti thekson si të rëndësishëm progresin për miratimin e pestë të operatorit ekonomik të Autorizuar”.

Në raportin e KE-së për Kosovën, thuhet se përmendet edhe hapja e terminaleve të parë publik.

“Në lidhje me sfidat e adresuara ndër vite për pagesat për përdorimin e terminaleve, raporti ka adresuar progresin e bërë me hapjen e terminalit të parë publik, ndërsa që progresi i më vonshëm nuk është raportuar ende në raport dhe do të pasqyrohet në raportet e ardhshme”.

Sipas Doganës së Kosovës, në raportin e KE-së shkruhet edhe për përformancen e tyre ndaj krimit të organizuar.

“Tek kapitulli i krimit të organizuar, veç tjerash raporti thekson se Dogana e Kosovës ka përformuar mirë dhe se Dogana së bashku me agjensionet tjera dhe institucionet e linjës po bashkëpunojnë mirë për luftimin e ekonomisë jo-formale dhe krimeve në fushën e doganës”.

Këtë vlerësim, Dogana e Kosovës e ka cilësuar si të rëndësishëm pasi sipas tyre konfirmon rezultatet dhe qasjen strategjike të tyre.

/Shqip.com