Sport Ndërkombëtar

Rapinoe nderohet me Medaljen Presidenciale të Lirisë

GOAL

Mesfushorja, Megan Rapinoe është kthyer në një ikonë sportive në Shtetet e Bashkuara për punën e saj brenda dhe jashtë fushës.

Idhulli i ekipit kombëtar të grave të Shteteve të Bashkuara, Rapinoe, do të marrë Medaljen prestigjioze Presidenciale të Lirisë, duke u bërë futbollistja e parë që i jepet ky nder.

Rapinoe, 36, ka spikatur jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, ku ka punuar pa u lodhur si aktiviste për të drejtat LGBT, barazinë racore dhe fushatën për paga të barabarta, shkruan GOAL.

“Sulmuesja e Kombëtares së Grave të SHBA-së, Megan Rapinoe do të marrë nderimin më të lartë civil të kombit kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara t’i japë asaj Medaljen Presidenciale të Lirisë më 7 korrik në Shtëpinë e Bardhë,” konfirmoi një njoftim për shtyp nga US Soccer të premten.

Si ylli i parë i futbollit që ka marrë medaljen, Rapinoe u tha gazetarëve se çmimi nuk është vetëm për të.

“Shpresoj se po bëj mirë nga të gjithë dhe po i bëj krenarë të gjithë. Shpresoj që të gjithë ata që kanë luajtur ndonjëherë për këtë ekip ose kanë qenë në një kamp ose kanë marrë një thirrje e kupton që kjo është për të gjithë ne, nuk është vetëm për një lojtar.”

Gjatë karrierës së saj, mesfushorja ka shijuar sukses si në nivel ekipor ashtu edhe në nivel individual, duke fituar dy Kupa Botërore me USWNT ndërsa ka fituar edhe Topin e Artë 2019./Shqip.com