Sport Ndërkombëtar

Rapinha do të largohet nga Leeds United

Rapinha

Ka shumë oferta – në drejtim të tij, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Ama, diçka duket e sigurtë: do të ndërrojë skuadër.

Sulmuesi i Leeds United, Raphina ka vendosur që të mos e vazhdojë kontratën – pasi e dëshiron një lëvizje.

Goal.com, shkruan se “ Raphinha, është duke i shtyrë bisedimet për një kontratë të re, sepse ai është duke pritur për oferta nga skuadrat kryesore të Evropës. Skuadra e Premier League iu afrua anësorit në dy raste në janar për të diskutuar zgjatjen e qëndrimit të tij, por ai nuk nënshkroi”.

Raphinha to make it four from four versus Everton?
Rapinha

Brazilian njihet për shpejtësinë e tij dhe aftësisë e mira dribluese.

Në këtë kampionat, ai ka zhvilluar 21 ndeshje – teksa është autor i tetë golave dhe dy asistimeve.

Interesim për të siguruar shërbimet e tij – kishte shprehur Bayern Munchen – në merkaton e verës, por një transferim i tillë nuk ndodhi.

Vlera e tij në tregun e transferimeve – sipas ‘Tranfermarket’ vlerësohet të jetë 40 milionë euro.

Sa i përket formës ekipore, Leeds gjendet në vendin e 15-të në Premierligë, me 23 pikë të grumbulluara. /Shqip.com