Sport Ndërkombëtar

Raphinha zgjedh Barçën para Liverpool

Raphinha

Dilema e yllit brazilian tani duket se është zgjidhur.

Raphinha është tani shënjestër e shumë klubeve, ndër to edhe Liverpoool e Barcelona.

Por, duket se sulmuesi ka zgjedhur katalanasit para nënkampionit të Anglisë, raporton Sport.

Raphinha, Leeds United

Barça tashmë ka kontaktuar me agjentin e tij, Deco qysh nga muaji mars dhe ka pranuar kushtet me lojtarin.

Por, do të mbetet në mes të dy klubeve tani të dakordohen për çmimin e transferit.

Përndryshe, 25 vjeçari kishte shënuar 11 gola dhe tre asiste në 35 paraqitje gjatë edicionit që lamë pas.

Raphinha, Brazil

Po ashtu, Raphinha është pjesë e “Seleçao”, ku në nëntë ndeshje ka gjetur rrjetën tre herë. /Shqip.com