Sport Ndërkombëtar

Raphinha nuk udhëton me Leeds në Australi

Raphinha

Raphinha është lënë jashtë skuadrës së Leeds United për turneun e tyre parasezonal në Australi.

Anësori brazilian është afër largimit nga klubi, pasi ka një ofertë nga Arsenali dhe interesimi nga Barcelona dhe Chelsea.

Leeds fluturon në “Gold Coast” të dielën për ndeshjet kundër Aston Villa dhe Brisbane Roar, përpara se të niset për në Perth për t’u përballur me Crystal Palace.

Klubi do të kërkonte më shumë se 50 milionë funte për Raphinha-n, të cilin e nënshkruan nga Rennes për 17 milionë funte dy vjet më parë.

Duke folur pas fitores 4-0 të Leeds në miqësoren kundër Blackpool të enjten, menaxheri Jesse Marsch tha se kishte urgjencë nga Raphinha për të gjetur një zgjidhje.

“Ai [Raphinha] ka shpresa dhe ëndrra dhe ne do të shohim se si do të shkojë gjithçka. Unë e di se ai e do këtë ekip, këtë klub dhe të qenit këtu,” tha ai.

Ndërkohë, të gjashtë nënshkrimet e reja të klubit janë përfshirë në skuadrën parasezonale, së bashku me 16-vjeçarin Archie Grey, i cili është nipi dhe djali i ish-ndërkombëtarëve skocezë Frank Grey dhe Andy Grey.

Mbrojtësi Junior Firpo ka një lëndim dhe mungon në skuadër./Shqip.com