Sport Ndërkombëtar

Raphinha – në radarin e Chelseat

Rapinha

Barcelona dhe Arsenali po garonin ndërmjet vete për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Leeds United, Raphinha.

Por, tashmë në garë është future edhe Chelsea.

Madje – londinezët kanë bërë ofertë zyrtare për brazilianin – sipas Fabrizio Romanos.

“Chelsea i ka dërguar tashmë një propozim zyrtar Raphinhas dhe agjentit të tij Deco për të diskutuar kushtet personale pasi Boehly dëshiron të jetë i shpejtë për të shmangur problemet. Puna në vazhdim.

Chelsea gjithashtu do t’i dërgojë një ofertë të re Manchester Cityt për Raheem Sterling – Tuchel kërkon dy anësorë”, ka shkruar Romano.

Majtaku ka zhvilluar 35 ndeshje në elitën e futbollit anglez, teksa ishte autor i 11-të golave dhe tri asistimeve.

Aftësitë dribluese janë “arma” e tij e fortë, por as shpejtësia nuk i mungon.

Ai është 25 vjeçar, ndërsa ftohet edhe nga kombëtarja e Brazilit. /Shqip.com