Sport Ndërkombëtar

Raphinha – i vetmi futbollist i Barcelonës që nuk ka luajtur kurrë në Ligën e Kampionëve

Raphinha

Barcelona e nis sonte sezonin e ri në Ligën e Kampionëve – me përballjen ndaj Viktoria Plzen – sonte me fillim nga ora 21:00 në “Camp Nou”.

Në skuadrën katalunase është vetëm një futbollist që nuk ka luajtur kurrë në këtë kompeticion: Raphinha.

Sulmuesi brazilian që zbarkoi në Spanjë – në këtë merkato të verës – pritet të debutojë në Champions nga minuta e parë, pasi po kalon formë mjaftë të mirë.

Në katër ndeshje të zhvilluara në La Liga – deri më tani, ai ka regjistruar një gol dhe një asistim.

Majtaku po i shkakton shumë probleme kundërshtarëve – me aftësitë e tij dribluese dhe po vlerësohet lartë nga Xavi.

Ai – së bashkueme Osumane Dembele dhe Robert Lewandowskin – po konsiderohen si treshja startuese e sulmit të Barçës, ani pse konkurenca në atë repart është e madhe.

Raphinha – paraprakisht ishte pjesë e Leedes United – ku i kaloi dy sezone në Premierligë – u paraqit 65 herë në ndeshjet kampionale, shënoi 17-të gola e asistoi 12-të herë./Shqip.com