Sport Ndërkombëtar

Raphinha dhe e fejuara e tij shtatzënë bllokon për tre orë në Aeroplan

Ylli brazilian Raphinha dhe e fejuara e tij shtatzënë Natalia Belloli kanë mbetur të bllokuar në aeroplan për tre orë.

Raphinha ka qenë me pushime në Brazil pas eliminimit nga Kupa e Botës dhe po përpiqej të rikthehej në Barcelonë përmes Lisbonës ku kanë mbetur mbyllur.

Për shkak të vonesave të udhëtimit, ai tani do të vonohet të rikthehet për stërvitje me FC Barcelonën.

Për më keq për futbollistin, ai po udhëtonte me të fejuarën e tij, për të cilën sapo kanë bërë të ditur se është shtatzënë.

Ai ka postuar njoftimin në “Instagram” krahas mesazhit: “Realizimi i një ëndrre tjetër në jetën tonë”.

Ai iu bashkua Barcelonës në verë dhe ka luajtur 13 herë për klubin në La Liga, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar dy të tjerë.

/Shqip.com