Sport Ndërkombëtar

Rangnick nuk e fajëson Ronaldon për dështimet e United

Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick, e ka pranuar se nuk është i kënaqur me punën e tij në “Old Trafford”.

Rangnick dëshiroi ta ndryshoj lojën e United, kur morri drejtimin në nëntor por nuk arriti ta bëje një gjë te tillë.

What Ralf Rangnick told Cristiano Ronaldo after his Manchester United  substitution - Manchester Evening News

Ai shtoi se as Critiano Ronaldo nuk mund ta merrte përgjegjësin për dështimin e United këtë stinor.

“Nuk po e fajësoj fare Cristianon, ai bëri shumë lojëra, por nuk është një përbindësh presing. Edhe kur ishte i ri, ai nuk bërtiste: Skuadra tjetër e ka topin, ku mund të fitojmë topa? Ishte e njëjta gjë me shumë lojtarë të tjerë, kështu që ne duhej të bënim kompromise në një fazë. Ne kurrë nuk gjetëm ekuilibrin e duhur midis asaj që na nevojitet me top dhe pa top”, tha ai.

Nga stinori i ardhshëm drejtimin e skuadrës angleze do ta marr Erik Ten Hag, derisa Rangnick do të ketë një rol drejtues./Shqip.com