Sport Ndërkombëtar

Rangnick: Këtu do ketë një rindërtim

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick

Por, tashmë nuk janë as në zonën që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Manchester United gjendet në vendin e gjashtë të Premierligës, me vetëm 54 pikë.

Por, duket që e ardhmja do jetë e ndritur për këtë skuadër.

Rangnick names one area of Man Utd squad that needs no improvement
Ralf Ragnick

Trajneri aktual, Ralf Rangnick ka njoftuar se “gjashtë, shtatë, ndoshta dhjetë lojtarë të rinj do të vijnë. Këtu do të ketë një rindërtim. Përveç portierit, do të duhet të përmirësojmë skuadrën në të gjitha fushat. Nuk mjafton të sjellësh tre ose katër lojtarë të rinj”.

Teksa, Fabrizio Romano njofton se “Edinson Cavani, Jesse Lingard, Juan Mata, Nemanja Matić do të largohen nga Man United si agjentë të lirë – ende në pritje të vendimit të Pogba”

Si dhe “stafi trajner do të jetë pjesë e rindërtimit me Erik ten Haag tashmë në punë në këtë pikë, van der Haag ka shanse të bashkohet me Man United”.

Deri më tani – “Djajtë e Kuq” kanë arkëtuar vetëm 15-të fitore në këtë sezon, teksa janë mposhtur nëntë herë dhe kanë po aq barazime.

Synim – për pesë ndeshjet mbetura është sigurimi i pozitës së katërt, por Arsenali ka pikë të njëjta – me dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Shqip.com