Lajme

Ramosaj për Kuvendin e “Verrat e Llukës”: Ishte pikë kthese e bashkimit dhe unifikimit të shqiptarëve

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kujtuar Kuvendin madhështor të pjatimit të gjaqeve Verrat e Llukës në Llukë të Epërme të Deçanit.

Ramosaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky kuvend, i cili ishte vazhdimësi e disa kuvendeve të mëparshme historike të organizuara pikërisht në këtë vend, por kësaj radhe me praninë e mbi gjysmë milioni shqiptarë nga gjitha trojet etnike, jo që do mbetet në histori si kuvendi më i madh në historinë tonë kombëtare, por ishte edhe pikë kthese e bashkimit dhe unifikimit të shqiptarëve në luftën për liri e pavarësi!

“Sot, kujtojmë me respekt gjithë protagonistët e këtij kuvendi dhe kësaj lëvizje gjithëkombëtare, të filluar nga rinia studentore e kohës në Lumbardh të Deçanit, për të vazhduar në gjithë teritorin e Kosovës, më në krye atdhetarët dhe veprimtarët e mëdhenj prof.Anton Çeta, prof.Zekria Cana, klerë fetarë, intelektual, atdhetar e veprimtarë tjerë, e që kulmoj në tubimin më të madh që mbanë mend historia shqiptare dhe më gjërë, më 1 maj 1990 tek “VERRAT E LLUKES” në Llukë të Epërme”, ka shkruar Ramosaj.

Ai ndër të tjera ka thënë se nderojnë me respektin më të lartë, gjitha familjet që shtrinë dorën e pajtimit, duke lënë anash ngatërresat, gjakmarrjen e vëlla vrasjen, dhe u bënë bashkë dhe bashkë u vunë në ballë të luftës për liri, e cila u kurorëzua me luftën e lavdishme të UÇK-së, që pasoj me lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë!

“Kjo datë dhe kjo ngjarje, na bënë krenar me historinë dhe lavdinë e vendit tonë, të komunës sonë, të bashkëvendasëve tonë dhe akoma më shumë, na bënë krenar me madhështinë e shpirtit dhe zemrës së Kombit tonë”, ka shkruar i pari i Deçanit.

Janë bërë 32 vjet nga pajtimi i gjaqeve tek Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.

Në këtë tubim madhështorë ku morën pjesë rreth gjysmë milioni shqiptarë me 1 maj 1990./Shqip.com