Lajme

Ramosaj: Gjendje e rënduar në Deçan, ura e fshatit Vranoc i Vogël është e pakalushme

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj

Pas reshjeve të shumta të shiut, edhe Komuna e Deçanit është përballur më vërshime të mëdha.

Lidhur më këtë gjendje, Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se gjendja në Deçan është e rënduar.

“Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut është gjendje e rënduar në disa vendbanime të komunës së Deçanit, ku janë shkatuar vërshime, prandaj ju lutem të keni kujdes në rast të qarkullimit nëpër fshatin Baballoq, ndërsa ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalushme për shkak të dëmtimeve të mëdha” ka bërë të ditur Ramosaj.

Më tutje Ramosaj ka bërë të ditur se Komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën që t’ju ofrojë ndihmën e duhur gjithë qytetarëve të saj deri në kalimin e kësaj situate emergjente.

/Shqip.com