Sport Ndërkombëtar

Ramos – PSG, palët kanë marrë vendimin

Sergio Ramos ka njoftuar se do të largohet nga Paris Saint-Germaini pas përfundimit të këtij sezoni.

Parisienët, që siguruan titullin e kampionit javën e kaluar, nesër do të zhvillojnë ndeshjen e fundit për sezonin 2022/23 në Ligue 1, ndaj Clermomt Foot.

E kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit edhe për Ramosin si lojtar i PSG-së. Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, mbrojtësi spanjoll konfirmoi largimin.

Ai do të largohet si futbollist i lirë, pasi i skadon edhe kontrata me klubin nga kreyqyteti francez. Ndërkaq, ende nuk ka ndonjë spekulim mbi klubin e ardhshëm të 37 vjeçarit.

/Shqip.com