Sport Ndërkombëtar

Ramos ka para vetes një ofertë marramendëse

Arabia Saudite është duke investuar fuqishëm në botën e futbollit teksa kërkon të shndërrohet në një kopje të MLS për të transferuar yjet evropiane që janë në perëndim të karrierës. Reklama më e mirë për shtetin arab është padyshim Cristiano Ronaldo me portugezin që zgjodhi të kalonte në radhët e Al Nassr.

Tashmë, edhe klubet e tjera të kampionatit kërkojnë t’i kundërpërgjigjen Al Nassr duke qenë se fuqia ekonomike nuk iu mungon. Emri i Lionel Messit është një nga më të përfolurit ndërsa së fundmi në skenë del edhe Sergio Ramos.

Sipas L’Equipe, mbrojtësit spanjoll i ka ardhur në duar një ofertë prej 30 milionë euro në sezon.

Për momentin, Ramos nuk ka kthyer përgjigje dhe po merr kohën e tij me përfaqësuesit e lojtarit që do të mundohen në ditët në vijim të rrisin edhe më tej ofertën duke pretenduar 50 milionë.

Një ofertë e cila më pas do të bëhej e parezistueshme për Ramos që do t’i kalonte vitet e fundit të karrierës duke shijuar një pagë stratosferike dhe që do të ishte katërfish më e lartë nga ajo që përfiton aktualisht te PSG në Francë.

/Shqip.com