Kulturë

Ramë Lahajt i dhurohet “Hyjnesha në fron” në shenjë nderimi për promovimin e Prishtinës

Tenori nga Kosova, Ramë Lahaj, këtë vit ka realizuar Festivalin “Rame Lahaj International Opera Festival”.

Në kuadër të Festivalit, të pranishëm ishin shumë artistë ndërkombëtar.

E, si shenjë nderimi për kontributin e dhënë, Komuna e Prishtinës i ka dhuruar simbolin e Kryeqytetit, “Hyjneshën në fron”.

Kjo u bë e ditur, përmes kryetarit Përparim Rama, në rrjetin social Facebook.

“Në shenjë nderimi për kontributin e dhënë në promovimin e Prishtinës në arena ndërkombëtare, ngritjen e nivelit kulturor e artistik në Kryeqytet dhe në mbështetjen e artistëve të rinj të Prishtinës në zhvillimin e karrierës së tyre operistike, mikut tim të zemrës, z. Rame Lahaj, i dhuruam simbolin e Kryeqytetit, Hyjneshën në fron”, ka shkruar Rama.

Festivali Ndërkombëtar i Operës, filloj më 21 korrik dhe zgjati deri më 31 korrik./Shqip.com