Rozë

Ramë Lahaj: Rusia nuk e meriton një përfaqësues si Putini

Rame Lahaj

Tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj, ka komentuar situatën në mes të Ukrainës dhe Rusisë.

Përmes një statusi në “Facebook”, ai ka thënë së njerëzit e Rusisë janë paqësor dhe ky vend nuk meriton të përfaqësohet nga Putini.

Ai këtë reagim e ka bërë duke kujtuar përformancën e tij që kishte në Moskë.

“Si artist kam qenë disa herë në Moskë të Rusisë për të performuar në “Bolshoi teatër”, teatër ky me një kulturë shumë vjeçare. Ata janë artistë e njerëz të mëdhenj. Në boten e operës kam shumë miq rus të cilët janë njerëz e artist të mrekullueshëm. Njerëz paqësor dhe të emancipuar. Këto ditë kam diskutuar me disa prej tyre, ku kam kuptuar keqardhjen që shprehnin ndaj situatës me Ukrainën. Përfundimisht Rusia nuk meriton një përfaqësues si Putini”.

Ai ka thënë se duhet të parandalohet çdo person që nxitë konflikte të tilla.

“E gjithë kjo psikopati për destabilizim i adresohet direkt atij. Si një fëmijë që ka përjetuar luftën, ndjej keqardhje për Ukrainën dhe qytetaret e saj. Dhe uroj që gjendja të stabilizohet shumë shpejt. Sikur nuk kaluam mjaftueshëm dy vjet trauma nga pandemia. Veç edhe lufta na mungonte. Poshtë Putini dhe psikopatët që e mbështesin destabilizimin e çfarëdo provokimi për luftë”, ka shkruar ai./SHQIP.com