Lajme

Ramë Buja jep dorëheqje nga PDK

Ramë Buja që nga dita e sotme nuk do të jetë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga Faton Abdullahu – zëdhënës në Partinë Demokratike të Kosovës në një prononcim për Shqip.com

“Po kryetari e ka pranuar dorëheqjen nga zotëri Buja. Ka biseduar me të dhe e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm në parti” ka thënë Abdullahu.

Partia Demokratike e Kosovës

Kjo nuk është hera e parë që Buja largohet nga Partia Demokratike e Kosovë.

Ishte viti 2017 kur Buja u largua nga PDK, por që ishte rikthyer përsëri në vitin 2019./Shqip.com