Sport Shqiptar

Ramadani: I përgëzoj lojtarët për angazhimin, ata janë heronjtë Gjilanit

Gjilani ka marrë tre pikë të mëdha pasi ka mposhtur Llapin në udhëtim me rezultat minimal 0-1.

Sulmuesi nigerian Theophilus Solomon ishte autori i golit të vetëm në këtë ndeshje kur shënoi në fillim të pjesës së dytë.

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani pas ndeshjes tha se i kërkoi lojtarëve që ta shikojnë këtë ndeshje si një finale.

“Para ndeshjes iu thash lojtarëve që të luftojnë si të ishte një ndeshje finale dhe jam i lumtur me ta”, tha Ramadani pas ndeshjes për Art Motion.

I përgëzoj lojtarët për angazhimin. Ishte lojë mjaft e vështirë. U mbrojtëm shumë mirë, ndonëse na vuri në vështirësi Llapi në fund. I falënderoj edhe tifozët për mbështetje, që është plus shumë i madh për ne”, tha Ramadani.

“Kishim disiplinë taktike, ndonëse vinim nga derbi ku shpenzuam shumë energji. Erdhi momenti, ndëshkuam Llapin dhe menaxhuam më pas rezultatin deri në fund. Uroj lojtarët, janë heronjtë e Gjilanit”, ka theksuar tutje Ramadani.

Më ketë fitore, Gjilani e sheh veten në pozitën e tretë me 27 pikë, ndërsa Llapi i shtati me 19 pikë.

/Shqip.com