Ramadani bëhet me skuadër të re
Publikuar:
(21.06.2023 09:52:15)

Trajneri shqiptar Zekirija Ramadani është zyrtarizuar nga klubi i Arabisë Saudite, Ohod Club. Ekipi i cili bën pjesë në Kategorinë e Dytë të Arabisë Saudite nëpërmjet një njoftimi në “Twitter” ka konfirmuar marrëveshjen me Ramadanin.
“Klubi njofton se ka lidhur kontratë me trajnerin Ramadani, që do ta drejtojë ekipin e parë”, ka njoftuar Ohod në faqen në Twitter.

Trajneri nga Shkupi në Superligën e Kosovës ka fituar tituj kampioni me Trepçën ‘89, Feronikelin e Prishtinën. Po ashtu ka fituar Kupën e Kosovës dhe Superkupën me Feronikelin, dhe Superkupën me Trepçën ‘89.
/Shqip.com