Lajme

Rama: Zgjatet linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë

Trafiku Urban
Trafiku Urban

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se me vendim të tij është zgjatur linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë, raporton Shqip.com.

Ai ka thënë se kjo linjë e autobusëve e Trafikut Urban ju mundëson të gjithë banorëve të zonës qasje më të lehtë në transport publik, rrjedhimisht qasje më të lehtë në shërbime, punë, arsim dhe aktivitete të tjera esenciale.

Njoftimi i plotë:

“🚌✨Zgjatet linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë! ✨🚌

Me vendimin që kam marr, kjo linjë e autobusëve e Trafikut Urban ju mundëson të gjithë banorëve të zonës qasje më të lehtë në transport publik, rrjedhimisht qasje më të lehtë në shërbime, punë, arsim dhe aktivitete të tjera esenciale”, ka shkruar Rama.

/Shqip.com