Rama vlerëson takimin, mesazh për Kurtin: Kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi
Publikuar:
(17.07.2023 18:19:37)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti sot në Tiranë krerët e vendeve të rajonit dhe komisionerin për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi.
Takimi informal u zhvillua në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Shqipëri.
Në një konferencë për shtyp, Rama informoi se bisedimet u fokusuan mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa vlerësoi nismën sa i përket pritshmërive të përfitimeve ekonomike, kreu i Qeverisë komentoi dhe mungesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në këtë takim.
“Nuk shikoj asnjë gjë këtu, kush deshi erdhi, kush nuk mundi s’erdhi”, u shpreh Rama.
/Shqip.com